KRAS Choco & Caffe shpall konkurs për pozitën Banakier/e, për persona të motivuar, komunikues dhe të përgjegjshëm, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit tonë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja dhe shërbimi i kafesë, pijeve të ngrohta dhe të ftohta, si dhe produkteve të tjera të menusë.
- Përdorimi i rregullt dhe profesional i makinave të kafesë dhe pajisjeve të banakut.
- Kujdesi për cilësinë e produkteve dhe prezantimin e tyre sipas standardeve të lokalit.
- Mirëpritja dhe shërbimi korrekt i klientëve, duke ofruar përvojë të këndshme dhe profesionale.
- Mbajtja e pastërtisë dhe higjienës në banak, pajisje dhe hapësirat e punës.
- Kontrollimi dhe plotësimi i stokut të produkteve dhe materialeve të nevojshme.
- Bashkëpunimi me kolegët dhe stafin tjetër për mbarëvajtjen e punës.
- Respektimi i orarit të punës, rregullave të brendshme dhe standardeve të shërbimit.
- Kujdesi për inventarin dhe përdorimi i përgjegjshëm i pajisjeve të punës.
Kualifikimet dhe kriteret:
- Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje korrekte me klientët.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe gatishmëri për punë në ekip.
- Aftësi për të punuar në ambient dinamik dhe nën ngarkesë.
- Përvojë paraprake si banakier/e përbën përparësi.
- Njohja e përgatitjes së kafesë dhe pijeve përbën përparësi.
- Gatishmëri për të punuar me orar sipas marrëveshjes.
Ne ofrojmë:
- Ambient të këndshëm dhe profesional të punës.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- Bashkëpunim me një ekip dinamik dhe mbështetës.
- Pagë dhe kushte pune sipas marrëveshjes.
Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem plotësoni të gjitha informata e duhura më poshtë
Të dhënat ruhen përkohësisht në shfletues nëse rifreskoni faqen (draft). CV/foto duhet të zgjidhen sërish pas refresh.